22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

Korporata zotohej se do shiste naftë pa fitim, gazetari zbulon skandalin e Ex-Fis

Pika e karburantit ‘Ex-Fis’ dy ditë më parë ishte zotuar se do të shiste naftë pa fitim për klientët e tij, në këtë periudhë kur çmimet e naftës ka shënuar rritjen më të madhe ndonjëherë në Kosovë, shkruan Gazeta Insajderi.

Përmes një njoftimi zyrtar, pompa ‘Ex Fis’ kishte njoftuar qytetarët se posedon stoqe të mjaftueshme të naftës që edhe në të ardhmen të kishte stabilitet.

Dhe kishte vendosur që naftën ta shes në treg pa fitim, vetëm sa për ta mbuluar koston e blerjes.

“Përkundër çrregullimit të tregjeve dhe rritjes enorme të çmimeve të derivateve, kompania jonë është duke praktikuar që në këtë periudhë të mbulohen vetëm kostot e blerjes. Posedojmë stoqe të mjaftueshme dhe sasi të kontraktuara që edhe në të ardhmen të kemi stabilitet dhe siguri në furnizim”, thuhet në njoftimin zyrtar të EX FIS.

Njoftimi i datës 8 Mars

Por, vetëm një ditë pas këtij njoftimi pompa e derivateve ‘EX FIS’ i kishte shtrejtuar cmimmet e naftës brenda ditës, duke mashtruar kështu qytetarët se nuk do t’i rris cmimet.

Gazetari Zekirija Shaban, ka postuar faturat e njërës nga pikat e karburantit të ‘Ex Fist’  të datë 9 mars, ku shihet se cmimi i tyre kishte ndryshuar brenda një ore, pavarësisht se kishin deklaruar se do të shisnin naftë pa fitim personal.

Në orën 9:40 cmimi i naftës për litër kishte qenë 1.66 cent, kurse në orën 10:28 minuta cmimi i naftës kishte fluturuar në 1.73 cent.

Rritje e pakontrolluar e cmimeve të naftës javëve të fundit ka nxitur reagime të shumta duke vënë në fuksion edhe organet e shtetit.

Vetëm mbrëmë policia e Kosovës kishte nisur aksion në tri pompa të benzines në Kosovë, për të hetuar mashtrimet me cmimet e naftë.

Mashtrimi i tregtarëve në kohë lufte ka shkatuar krizë në të gjitha produktet bazik në Kosovës, përvec mashtrimet me cmimet e naftës, gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe rritje të cmimit të vajit në mënyrë marramendse.

Shteti i Kosovës në kontinentin e Evropës ka pagën më të vogël minimale, 170 euro./Insajderi.org

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img