16.3 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Buy now

spot_img

VMRO-DPMNE e do opozitën shqiptare në Qeveri, Ahmeti përplaset me Mickoskin

Koalicionin e ardhshëm qeveritar do ta udhëheqë VMRO-DPMNE me koalicionin VLEN, tha kryetari i partisë Hristijan Mickoski si përgjigje e sugjerimeve gjithnjë e më të zëshme të Ali Ahmetit se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve dhe andaj po pret që BDI të marrë ftesë për në qeveri. Sipas Mickoskit numrat e votave flasin ndryshe.

“Kandidatët e pushtetit Stevo Pendarovski dhe Bujar Osmani të dytë së bashku fituan 300 mijë vota. Nëse e shihni rezultatin e Gordana Siljanovska Davkova, presidentja e ardhshme dhe të themi të kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari, kjo është afër 450 mijë vota, që do të thotë për një herë e gjysmë më shumë. Populli tregoi se koalicionin e ardhshëm në Maqedoni do ta udhëheqë VMRO-DPMNE ndërsa në të do të marrë pjesë koalicioni  VLEN”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ahmeti dje i dërgoi mesazh Mickoskit se ai nuk duhet të tregojë se kush do të shkojë në opozitë dhe se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve.

“Edhe pala tjetër këtë do ta respektojë se nuk ka zgjidhje tjetër. A ju kujtohet Zoran Zaevi kur doli para katër vitesh “BDI – opozitë”, kështu thoshte. Del VMRO-ja e Mickoskit e thotë “do t’i marr të tjetër unë dhe BDI-ja do të shkojë në opozitë”. Nuk është Mickoski që vendosë se a shkon në opozitë BDI-ja, janë qytetarët”, theksoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Deklaratat e Ahmetit sipas Izet Mexhitit nga koalicioni VLEN kanë për qëllim vetëm që të hyjnë në qeveri me VMRO-DPMNE edhe pse, siç tha, paraprakisht BDI e akuzonte partinë e Mickoskit. BDI tashmë nuk mund të thirret se ata i përfaqësojnë shqiptarët, sepse përfaqësuesi i tyre është VLEN, tha Mexhiti.

“Deri në dje flisnin për forca europiane ruse duke aluduar për VMRO-DPMNE si ndikim rus, megjithatë e harruan këtë, tani kërkojnë se si të ndahen nga LSDM dhe përsëri të jenë partner i qeverisë. Është e saktë se marrëveshja e majit tashmë nuk ekziston dhe është e saktë se BDI e shkeli në 2016 dhe mendoj se bëri mirë që e shkeli”, tha Izet Mexhiti, koalicion VLEN.

Edhe pse zgjedhjet janë më 8 maj, bëhen kalkulime rreth qeverisë së ardhshme, për të cilën edhe vetë Mickoski thotë se tashmë ka biseduar me kryetarin e ZNAM, Maksim Dimitrievski ndërsa si partner e parapëlqen opozitën shqiptare VLEN.

Mickoski sot iu përgjigj edhe Kreshnik Bekteshit nga BDI, i cili së fundmi tha se Mickoski duhet të kërkojë në “Google Maps” Reçicën e Vogël, ku gjendet selia e BDI-së.

“E kam gjetur Reçicën e Vogël, por do të shohim tutje si do të funksionojnë ata Google maks…Maps dhe nëse do të jetë Idrizova destinacioni që ata do ta kërkojnë. Qytetarët folën, koalicioni i ardhshëm në Maqedoni do ta udhëheq VMRO-DPMNE, ndërsa në të do të jetë koalicioni që në këto zgjedhje mori pjesë nën emrin VLEN”, tha Mickoski.

I pyetur nëse do të pranojë qeveri me VLEN edhe nën kushtin për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, Mickoski tha se nuk ka dëgjuar për kërkesë të tillë të opozitës shqiptare.

“A do të formoni qeveri edhe nën kushtin për ndryshime kushtetuese? Me BDI-në nuk kemi qëllim të jemi…Me VLEN? Unë nuk kam dëgjuar që VLEN ka kusht të tillë, atë kusht po e imponon BDI, duke kërkuar kashtë për shpëtim”, tha Mickoski.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img