11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Koronavirusi dhe Mjedisi

Sot, fatkeqësisht i gjithë Globi po ballafaqohet me virusin e ashtquajtuar Koronavirus apo Covid-19. Ky virus për fatin tonë të keq tashmë ua ka marrë jetën mijëra njerëzve dhe qindra mijëra të tjerë janë duke luftuar për jetë duke i përballuar vuajtjet që po ua shkakton infektimi me të. Drejtoresha Ekzekutive e Programit të Mjedisit në OKB, znj. Inger Andersen tha: "Përmes pandemisë Koronavirus, natyra po na dërgon një mesazh". Pra fjala është se njerëzimi në mënyrë të pakontrolluar e ka eksploatuar dhe e ka shkatërruar natyrën, duke harruar së ne jemi asgjë pa natyrën dhe gjërat që na ofron ajo. Tashmë, po thuhet se virusi ka ardhur nga lakuriqët e natës. Nuk duhet harruar se shkatërrimi i vendeve natyrore i shtyen kafshët e egra të lëvizin dhe ato tentojnë të gjejnë jetë edhe afër njerëzve, e aq më keq kur njerëzimi për shkak të përfitimit ekonomik konsumon çdo lloj kafshë apo shpenzë të egër. Shëndeti i secilit nga ne varet nga klima në të cilën jetojmë. Prandaj, ky virus duhet jetë një shtytës i madh për gjithë vendet e botës, që të miratojnë masa edhe më të ashpëra ligjore për ata që shaktërrojnë habitatet natyrore, dëmtojnë biodiversitetin dhe ekosistemet. Përmes këtyre masave do të ruajmë shëndetin tonë dhe rrjedhimisht do të kemi zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Në leksikun tonë popullor kemi shprehjen: "Ku është sherri, është edhe hajri". Ky virus sherraxhi dhe tejet i dëmshëm për njerëzimin, besoj se do të sjellë edhe disa anë pozitive për Mjedisin, që rrjedhimisht do t’i ndihmojnë njerëzimit pas epokës së Koronavirusit. Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, që nga marrja e masave për tu mbrojtuar nga Koronavirusi, shihet se ka rënie të theksuar të ndotjes së ajrit, kryesisht si rezultat i kufizimit të automjeteve në trafikun ajror, rrugor por edhe atë
detar, pra makineritë nuk po punojnë, e njerëzimi janë mbyllyr në shtëpi. Por edhe si rezultat i kufizimit të aktiviteve tjera ekonomike. Në këtë kohë të rëndë të ballafaqimit me këtë virus, zvogëlimi i ndotjes së ajrit është një lajm i mirë, ngase sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndotja e ajrit vret rreth shtatë milion njerëz në të gjithë botën çdo vit. Të dhënat e OBSH-së tregojnë se 9 në 10 persona marrin frymë nga ajri që përmban nivele të larta ndotësish. Krahas zvogëlimit të ndotjes së ajrit, kemi edhe zvogëlim të ndotjes se lumenjve e liqeneve, e poashtu edhe zvogëlim të hedhjes së mbeturinave në hapësirat publike.

Pandemia Koronavirus po dëshmon se ne mund ti ndryshojmë sjelljet tona karshi mjedisit që na rrethon, por kjo mund të ndodhë vetëm kur shteti ndërmerr masat me të cilat ndryshohen apo detyron që sjelljet tona të jenë të ndryshme. Pra, kjo pandemi duhet shërbej tek secili prej nesh që të vendos të sillet moralisht me mjedisin. Pavarësisht përpjekjeve të dekadave të fundit për ta parandaluar ndotjen globale të mjedisit, akoma mbetet shumë për t’u dëshiruar në këtë drejtim. Andaj, besoj se pandemia e Koronavirusit do të jetë si thuhet: “Një dështim nga i cili mësohet, bëhet sukses”.

(Autori është Master në Menaxhim dhe Legjislacion Mjedisor, studimet i ka përfunduar në
Estonian University of Life Science në Tartu- Estoni).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img