0.2 C
Pristina
Saturday, December 14, 2024

Buy now

spot_img

Konkursi i dyshimtë i Komunës së Prishtinës për arsimtarë e përplasë atë me MASHT’in

Një konkurs i paplotë i Komunës së Prishtinës, ku vendet e lira të punës nuk tregohet se në cilat shkolla a çerdhe janë, e ka përplasur këtë institucion me Inspektoriatin e MASHT’it. Derisa Komuna po heshtë për konkursin, MASHT’i , në një dokument që e posedon Express, i ka kërkuar komunës që ta ndryshoj menjëherë këtë konkurs të cilin e konsiderojnë “praktikë e pa pranuara për inspektoratin e arsimit”
Në fund të muajit që shkoi Komuna e Prishtinës ka shpallur një konkurs për vende të lira të punës në shkolla e çerdhe, por kësaj here komplet ndryshe. Komuna e drejtuar nga Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes, ka vendosur që t’i mbaj te fshehta të dhënat se në cilat institucione arsimore janë këto vende të lira të punës.
Për Inspektoriatin e Ministrisë së Arsimit (MASHT) ky konkurs është së paku i parregullt. Për këtë, MASHT’i, i drejtuar nga Arsim Bajrami i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i ka dërguar një shkresë në të cilën i tërheq vërejtjen se ky veprim është i parregullt, shkresë kjo në të cilën Express e posedon.
Në këtë shkresë MASHT’i i kërkon Komunës së Prishtinës që këtë konkurs të paplotë “ta plotësojë duke shënuar emrin e institucionit përkatës, lëndën përkatëse, të precizohet saktë norma dhe numri i orëve për lenden përkatës, para se të shpallë konkursin, ta protokollojë dhe ta nënshkruaj atë”, thuhet në rekomandimin e MASHT’it ku decidivisht thuhet se “afati i përmbushjes së rekomandimit, menjëherë”.

E kjo praktike mbajtjes të fshehta emrat e institucioneve se ku janë vendet e  lira të punës për arsimtarë e edukatorë, e bënë edhe të dyshimtë krejt konkursin kur kihet përsysh që as vetë Komuna e Prishtinës e as komunat e tjera nuk kanë vepruar kështu më herët.
“Nuk e ka praktikuar asnjë Komunë atë çka e bere Komuna e Prishtinës. Kjo është hera e parë edhe për Komunën e Prishtinës”, thotë për Express  drejtori i Departamentit të Inspeksionit të MASHT’it, Defrim Gashi.
Gashi thotë se kjo çka ka bërë Komuna e Prishtinës në këtë konkurs “është praktik e pa pranuar për inspektoratin e arsimit”.
“Praktika e të gjitha konkurseve është se të gjithë të interesuarit duhet ta dinë se ku kanë për të punuar, për sa kohë, me çfarë norma të plotë apo gjysmë normë apo për sa orë lidh kontratë. Duhet gjithashtu të specifikohet edhe koeficientin i pagës. Këto detaje duhet ti përmbaj konkursi për një pozitë te lirë kudo qe shpallet, sepse, heq dilemat, e di saktë i përshtatet apo jo, vendi, shkolla, norma, lënda, paga”, sqaron tutje Gashi për Express se pse ky konkurs duhet të plotësohet menjëherë.
Deri tash Komuna e Prishtinës nuk ka komentuar për këtë konkurs edhe pse Express e ka kontaktuar direkt edhe Drejtorinë e Arsimit, edhe Zyrën Kryetarit Ahmeti e edhe Zyrën e tyre për Informim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img