14.1 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Prishtinës pret e përgatitur fillimin e vitit të ri shkollor

Në ambientet e Kuvendit Komunal të Prishtinës sot u mbajt një mbledhje me të gjithë drejtuesit e institucioneve edukativo – arsimore, me rastin e fillimi të vitit të ri shkollor 2016/2017.

Në rendi të ditës të këtij takimi ishin përgatitja për fillimin e vitit të ri shkollor dhe siguria në shkolla.
Sipas njoftimit për medie, takimi kishte karakter informues dhe bashkëpunues rreth përgatitjeve të vitit të ri shkollor. Në njoftim po ashtu theksohet se u njoftuan të gjithë drejtuesit e institucioneve edukativo-arsimore se me sukses ka shkuar procesi i pranimit të fëmijëve në klasë të parë dhe në klasë të dhjetë.
Drejtoria e Arsimit ka bërë zgjidhje që mësimdhënësit të mos mbeten pa normë për shkak të ndryshimeve kurrikulare.
Janë njoftuar të gjithë drejtuesit e institucioneve edukativo-arsimore se tashmë ka hyrë në fuqi Rregullorja 2016/17 për organizimin e punës në shkolla fillore të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, të miratuar nga Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës.
Të gjithë drejtuesit e IEAA u informuan lidhur me të gjitha punimet që janë kryer në infrastrukturë, si dhe procesi për pajisjet me mjete higjienike dhe didaktike ka përfunduar, siç theksohet në njoftim, me sukses në të gjitha institucionet edukativo-arsimore.
Për sigurinë në shkollë fokusimi ka qenë kryesisht tek dhuna në shkollë dhe me këtë rast drejtuesve të institucioneve u është thënë që të njoftojnë mësimdhënësit dhe të gjithë stafin se dhuna ndaj nxënësve është e papranueshme. Drejtoria e Arsimit nuk do të tolerojë asnjë rast dhune në institucionet edukativo-arsimore.
Po ashtu u diskutuan çështje të ndryshme, si informimi për fillim e procesit për mësimi tërëditor më 19 shtator edhe në tri shkolla si : SHFMU “Emin Duraku”, “Pjetër Bogdani” si dhe “Ganimete Tërbeshi” në Llukar. Shkollat përkatëse janë njoftuar me procesin e fillimi të mësimit tërëditor dhe se dy javët e para do të bëhet informimi i prindërve lidhur me mësimin tërëditor.
Gjithashtu, DKA ka organizuar edhe për këtë vit shkollor transportin e nxënësve dhe mësimdhënësve për lehtësimin e mbarëvajtjes së mësimit në shkollat e viseve rurale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img