12 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Ardita Statovci me koncert recital në Pallatin Mbretëror Suedez

“Një ftesë e tillë për të mbajtur një recital pianistik në këtë vend madhështor, është shumë domethënëse dhe një mirënjohje e veçantë, aq më tepër kur dihet që një recital pianistik në skenë paraqitesh si artiste e vetme tërë kohës në salle, andaj njerëzit, publiku blejnë biletat vetëm për këtë artist”, ka thënë për KultPlus, pianistja kosovare.

Pallati Mbretëror i Stokholmit do të jetë nikoqir i pianistes kosovare, Ardita Statovci.
Ajo është ftuar për ta mbajtur një koncert recital në këtë Pallat që gjendet në qendër të kryeqytetit suedez, më 20 shtator 2016. Koncerti mbahet në kuadër të Festivalit suedez “Musik pa Slottet” që organizohet çdo vit nën patronatin e Mbretit Carlf XVI Gustaf të Suedisë.
Statovci ka bërë të ditur se ndjehet e nderuar me ftesën por njëkohësisht ndjen përgjegjësi të lart pasi do të performojë e vetëm në skenë.
“Një ftesë e tillë për të mbajtur një recital pianistik në këtë vend madhështor, është shumë domethënëse dhe një mirënjohje e veçantë, aq më tepër kur dihet që një recital pianistik në skenë paraqitesh si artiste e vetme tërë kohës në salle, andaj njerezit, publiku blejnë biletat vetëm për këtë artist. Pra një mbrëmje e tërë e Festivalit i dedikohet ekskluzivisht vetëm një artisti të vetëm, andaj edhe përgjegjësia por edhe kënaqësia i takojnë vetëm asaj ose atij”, ka theksuar Statovci për KultPlus, duke shtuar se kjo është një ndjenjë e veçantë ndryshe nga koncertet me muzikë dhome, orkestrale, shfaqje operistike, ka shumë artistë në skenë dhe publiku zgjedh në mes disa e me shumë të preferuarve.
Festivali në Pallat është një pikëtakim për adhuruesit e muzikës nga e gjithe bota, me fokus në muzikën klasike, por edhe me muzikë jazz e zhanre tjera. Në programin e përgjithshëm janë të ftuar yje, artistë të preferuar dhe solistë të rinj.
“Në program do të luaj vepra nga Mozart, Ravel, Liszt, Tchaikovsky, Albeniz dhe Dutilleux. Koncertit i gëzohem shumë dhe jam duke punuar me plot pasion në repertorin të cilin do e luaj.”, ka theksuar Statovci.
Festivali “Musik pa Slottet” është themeluar në vitin 1970, ndër artistët që kanë marrë pjesë janë Svjatoslav Richter, Misha Maisky, Birgit Nilsson, Anne-Sofie von Otter etj.”
Ndërkohë muaji tetor, artisten kosovare do ta gjejë në një kontinent tjetër ku do të nisë një turne koncertesh. Gjatë këtij turneu ajo do të luaj si soliste me orkestër si dhe do të paraqitet edhe me recitale pianistike. Statovci ka deklaruar për KultPlus se gjatë këtij koncerti do të luaj veprat e kompozitorit të njohur Mozart por edhe pjesë të kompozitorëve të tjerë botërorë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img