8.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Kompania ‘Pastrimi’ nis aksion për largimin e mbeturinave në kryeqytet

Kompania “Pastrimi”, përkatësisht, njësia operuese në Prishtinë, ka njoftuar se nga dita e enjte ka nisur aksionin për largimin e mbeturinave inerte dhe të vëllimshme në kryeqytet, konkretisht afër pikave te të gjithë kontejnerëve, në përputhje me planifikimet e komapnisë.

Kështu bën të ditur “Pastrimi”, përmes një postimi në Facebook.

Ky aksion është duke u bërë si rezultat i gjendjes në teren, dhe do të mundësojë që aktualisht gjendja me mbeturinat inerte dhe të vëllimshme të jetë nën kontroll.

“Ju ftojmë për mbështetje dhe bashkëpunimin tuaj si dhe për marrjen e masave të nevojshme për të siguruar që ky aksion të realizohet me sukses”, bën thirrje kompania.

Mund të jetë një imazh i plehra, autobus dhe qese plastike

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img