22.5 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Kodra për rastin në Kardiokirurgji: Eksperimente me njerëz nuk guxojnë me u bë

Kryetari i Shoqatë për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra, i ka bërë thirrje Odës së Mjekëve të Kosovës që ta trajtoj seriozisht rastin e pacientit në Kardiokirurgji, i cili vdiq ndonëse mjekët që e operuan thanë se ka qenë intervenim i suksesshëm. Ai ka thënë se rasti duhet të trajtohet seriozisht,  sidomos pas deklaratës së drejtorit të Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, i cili ka deklaruar se kjo ndërhyrje kirurgjike, është bërë nga mjek jo kompetent. Ndërsa ka thënë se nuk guxon të bëhet eksperiment me njerëz.

Reagimi i plotë i Besim Kodrës:

OMK duhet t’a trajtoj seriozisht këtë rast … sidomos pas deklaratës së drejtorit të klinikës! Nëse gjenden shkelje atëherë kemi të bëjmë me vepër penale.

Në shëndetësi komplikimet gjithmonë janë pjesë e procesit të trajtimit … por, eksperimente me njerëz nuk guxojnë me u bë!

Kodi Penal

Neni 256

Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike

  1. Kushdo që pa pasur kualifikimet profesionale apo autorizimet ligjore, kryen trajtime mjekësore, shërbime farmaceutike ose angazhohet në aktivitete tjera mjekësore për të cilat me ligj kërkohen kualifikime të posaçme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
  2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të personit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
  3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

Neni 257

Eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave

1.Kushdo që pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm kryen eksperimente mjekësore, eksperimente të klonimit të njeriut apo eksperimente të ngjashme në njerëz, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet.

2.Kushdo që pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm kryen testime klinike të barërave, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img