11.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është e vërteta për vdekjen e Astrit Deharit (Video nga Burgu)

Qe një javë keni dëgjuar deklarata politike nga të dyja kampet për rastin e vdekjes makabre të Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, në burgun e Prizrenit.

Sonte do të shikojmë më shumë pamje, e do dëgjojmë pak fjalë. Do të shikojmë pamjet autentike nga vendi i ngjarjes. Pamjet që e shpërfaqin një dramë njerëzore më shumë sesa një triller politik.
Gazeta Express ka vendosur t’i publikojë pamjet e kamerave të burgut të Prizrenit, të siguruar përmes burimeve të saj – jo për të përfituar shikueshmëri, por për të hedhur dritë mbi vdekjen më enigmatike të ndodhur në Kosovë vitet e fundit.
Do t’i shikojmë disa minuta, pa anime politike, pa insinuata, pa interpretime personale, por me pamje të dhimbshme të një njeriu në sekondat e fundit të jetës dhe të njerëzve që vrapojnë për ta ndihmuar atë.
Gazeta Express posedon komplet videot e datës 5 nëntor të burgut të Prizrenit, që në tërësi kalojnë 24 orë material filmik. Në videot e mëposhtme janë vetëm momentet kryesore të ngjarjes.
Klikoni në videon e mëposhtme për të parë se si vdiq Astrit Dehari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img