10.3 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është arsyeja e bastisjes në KEK

Policia ka zhvilluar një bastisje në zyrat qendrore të Koorporatës Energjetike të Kosovës.

Sipas raportimeve në media çështja ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime për tenderin e një remonti të kaldajës në bllokun A5 të termocentralit “Kosova A”.

Blloku A5, ka hyrë në funksion në vitin 1975 me një fuqi punuese prej 2010MW në vit.

Gati nëntë muaj më parë, blloku A5 në Termocentralin Kosova A ishte ndërprerë për shkak të një rreziku nga shpërthimi.

Drejtori menaxhues i KEk-ut, Nagip Krasniqi, në një intervistë për Kallxo, kishte deklaruar se remonti i bllokut A5, mund të zgjas tre muaj.

“Te A5 ka pasur një problem gjatë muajit gusht edhe është ndalë. Edhe disa ditë presim të kryhet tenderi për remontin kapital sepse A5 është në plan për remont kapital këtë vit dhe remonti i tij mund të zgjas deri në tre muaj.”- kishte deklaruar Krasniqi.

Po ashtu vazhdimisht u raportua se blloku A5 ishte jashtë funksionit është duke i kushtuar KEK-ut hiç më pak se 1 milionë euro në ditë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img