11.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

10 vjet nga marrëveshja e Brukselit, Surroi: Dekadë e humbur dhe reputacion i dëmtuar i BE-së

Ish-kreu i partisë “ORA”, publicisti dhe shkrimtari kosovar, Veton Surroi ka shkruar me rastin e dhjetë vjetorit të marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar në vitin 2013 në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Surroit, marrëveshja ka pasur rezultate modeste dhe se për të ishte ndërtuar një iluzion kolektiv se po ndodhte një moment historik ku kishte pasur edhe propozime për çmimin Nobel për paqe për akterët e përfshirë.

Megjithatë Surroi thotë se Marrëveshja e Brukselit është një mësim për diplomatët se dëshirat nuk sjellin marrëveshje të mira. Në fund ai thotë se i gjithë ky dhjetë vjeçar është një dekadë e humbur dhe reputacion i dëmtuar i BE-së.

“10 vjetori i marrëveshjeve të Brukselit, me rezultate modeste dhe vetë-iluzion kolektiv të një momenti historik, duke përfshirë propozimet për çmimin Nobel për paqen për aktorët. Një mësim për diplomatët që dëshirat e mira nuk sjellin marrëveshje të mira. Një dekadë e humbur dhe reputacion i dëmtuar i BE-së”, ka shkruar Surroi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img