12.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Buy now

spot_img

Kjo do të jetë rroga e Hazardit në Real Madrid

Eden Hazard do të largohet nga Chelsea, gjatë afatit kalimtar të verës duke u transferuar në Real Madrid.

Eden Hazard ka arritur marrëveshje të pasur me Real Madridin.

E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se mesfushori belg do të largohet nga Chelsea, gjatë afatit kalimtar të verës duke iu bashkuar klubit madrilen në pagë prej 14.5 milionë funte në vit, transmeton prishtinapress.eu

Hazard thuhet se tashmë ka negociuar kontratën e tij në Santiago Bernabeu me vlerë prej rreth 220 mijë funte në javë.

Shifra paraqet rritje prej vetëm 20 mijë funtesh në javë nga rroga e tij e tanishme në Chelsea por dëshira e tij për të shkëmbyer Londrën me Madridin thuhet të jetë e madhe.

Hazard mund të fitojë 3 milionë funte shtesë çdo sezon nëse Real Madrid fiton titullin në La Ligë, Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img