0.2 C
Pristina
Saturday, December 14, 2024

Buy now

spot_img

Kërkohet që Shakohoxha të shpallet ”Persona non grata” në Maqedoni (Foto)

Fitorja e Shkëndijës kundër Mllada Bolesllav në kuadër të kualifikimeve për fazën e grupeve në Ligën Evopa ka shfaqur nacionalizmat e gazetarëve maqedonas. Këtë herë gazetari i televizionit ultra-nacionalist dhe pro-qeveritar Tv Sitel Igor Trpeski ka kërkuar që gazetari i SuperSport dhe Digitalb Dritan Shakohoxha të shpallet ”Persona non grata” në Maqedoni për shkak se arenën ”Filip Vtori” në Shkup e ka quajtur si arena ”Adem Jashari”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Igor Trpeski me një postim në Facebook ka kërkuar që Shakohoxha të shpallet ”Persona non grata” dhe SuperSport-it t’i ndalohet transmetimi në Maqedoni. ”Shkruaj shkurt dhe dua të jem i qartë. Nga sot unë nuk do të publikoj lajme për KF Shkëndija nësë shefi apo presidenti i Shkëndijës nuk distancohet nga komentatori që arenën ”Filip Vtori” e quajti ”Adem Jashari”. Ju bëj thirrje edhe kolegëve të mij gazetar që të bëjnë të njejtën gjë. Gjithashtu bëj thirrje edhe tek Federata e Futbollit të Maqedonisë që të ndaloj transmetimin e platformës SuperSport në Maqedoni për lojën Shqipëri-Maqedoni në suaza të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Ndërmarrjes për menaxhim me stadiumin i bëj thirrje që të mos lejoj Shkëndijën të luaj në këtë stadium. Boll me nacionalizëm në terrenet sportive.” shkruan Trpeski me shumë mllef e nervozë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img