19.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Kërkohet që Serie A të ketë kapacitet prej 75 për qind në stadiume

Nënsekretarja për Sport, Valentina Vezzali konfirmon se ajo ka kërkuar 75 për qind të kapacitetit për stadiume të hapura një muaj para se të fillojë sezoni i Serie A.

Pandemia COVID-19 goditi Italinë përpara çdo kombi tjetër jashtë Azisë, me rastin e parë në shkurt 2020 dhe situata vetëm tani po vihet nën kontroll.

“Unë kam kërkuar 75 për qind kapacitet për stadiume të hapura dhe 50 për qind për arena të mbyllura sportive në zonën e bardhë”.

“Në zonën e verdhë, unë kërkova të rritja kufirin e tanishëm maksimal prej 1.000 njerëz në ambiente të hapura dhe 500 në hapësira të mbyllura”, ka shkruar Vezzali në Twitter.

Sezoni i Serie A do të fillojë në 21 gusht, por asnjë klub nuk ka hedhur në shitje bileta sezonale, pasi ende nuk është e qartë se sa do të jetë kapaciteti – nëse vërtet do të këtë tifozë.

Roma priti disa ndeshje të UEFA EURO 2020 me kapacitet 25 për qind, duke përfshirë ndeshjet e Italisë kundër Turqisë, që ishte ceremonia hapëse e turneut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img