22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

Kërkesa për ngrirjen e tokave në Dukagjin, flet Ramiz Muriqi: Do të bëjmë peticion se na u përlyen emrat

Ish-komandanti në zonën e Rugovës, Ramiz Muriqi, ka kontaktuar Gazetën Express për të reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për ngrirjen e 80 pronave në rajonin e Dukagjinit, që iu dhanë si dhuratë personave të ndryshëm.

Ish-komandanti Muriqi, i cili po ashtu e ka pranuar si dhuratë një parcelë toke, tha se tokat i ka ndarë Agron Kelmendi për personat që kanë dhënë kontribut për vendin.

“Unë nuk i kam dhuru pronat, i ka dhuru Kelmendi, unë kam bërë ndarjen e tyre në kombinim me Rexhep Selimin… Agron Kelmendi, këtë tokë për dëshmorë, heronjë, invalidë, për njerëzit që kanë dhënë kontribut për çlirimin e vendit nga Serbia edhe Rexha më thotë Ramiz mu merr t’i me këtë punë, bëne ndarjen për këta emra, edhe ne i kemi thirrë njerëzit, unë i kam kontaktuar dhe i kemi thirrë njerëzit i kemi treguar se Agron Kelmendi me dëshirën e vetë falë këtë tokë për personat që kanë dhënë kontribut për çlirimin e vendit. Ka familje që ju ka nda parcelë, mi nderu familjet se shteti ynë nuk ka dhanë ende një rast si Agron Kelmendi me nda një vend për Veteranët e Luftës. Unë kam kërkuar nga Agroni me pa dokumentacionin e blerjës së tokës dhe e kemi pa dokumentacionin, shkalla e parë dhe e dytë e kanë vërtetu që është në rregull e ka vërtetu edhe Supremja, që e ka falë është në mënyrën më të rregullt nga gjykatat që e kanë verifikuar”, tha Muriqi për Express.

Ai shton, se kanë bërë verifikimin e dokumenteve dhe pronat kanë qenë në mënyrë të rregullt.

“Ne si veteranë kemi bë shikimin e dokumentacionit që prona është në mënyrën e rregullt, tash përlyerja e emrave të njerëzve eminentë në Kosovë që kanë dhënë gjak, kanë vdekë, nuk është e rregullt. Së pari prokuroria është dashtë me na thirrë, qysh ju ka falë dhe pse ju ka falë? Unë e kam pyet Agronin, se as Agronin se ka marrë në pyetje Prokuroria. Agroni do të merret me prokurorinë e gjykatën, por veteranët e luftës e njerëzit aty janë përlyer…”, u shpreh ai.

Ai tha se do të bëjnë peticion, pasi konsideron se janë përlyer emrat e përfituesve të këtyre tokave.

“Unë kam qenë komandat zone në Rugovë, kam ardhë nga Amerika dhe na del emri, por është me dëshirën e tij në mënyrën më të rregullt që i ka falë. Do të bëjmë një peticion dhe ndoshta një padi, unë hala nuk jam kanë në shoqatë të veteranëve mu merrë me të pse gjithë këta emra që janë në Kosovë përmenden në gazetën e juaj”, u shpreh ai.

Për peticionin që planifikojnë ta bëjnë, Muriqi tha se “do të ja dërgojmë prokurorisë edhe organeve tjera, ne nuk jemi fajtorë…”.

“Unë si përmenda emrat se s’dua ti përlyej emrat t’ja çoj dhimbjen në shtëpi që i pafajshëm iu ka nda një parcelë, nuk është n rregull ajo. Jam kundër asaj që është publiku në gazetë pse me na u përly emrat e njërëzve që ju ka bë falje e një parcele që ka qenë në mënyrën e rregullt toka. Toka është në mënyrën më të rregullt që e ka vertëtu Gjykata Supreme dhe Kelmendi e ka ble në mënyrë të rregullt dhe e ka bërë faljen”, u shpreh ai.

Ai tha se tokat që janë nda, të gjithë i kanë pranuar me vetëdeshirë.

Lidhur me këtë çështje, biznesmeni Kelmendi tha të mërkurën se kërkesa e prokrorisë për ngrirjen e tokave po i bëhet për “inate personale”. Ai pohoi se e ka paditur prokurorin dhe se iu ka drejtuar edhe Këshillit Prokurorial.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img