13.8 C
Pristina
Saturday, November 9, 2024

Buy now

spot_img

Kardiologjia në pritje të aparatit të koronarografisë (Video)

Brenda disa muajve, Klinika e Kardiologjisë pritet të bëhet me aparat i ri për koronarografi. Blerja e këtij aparati është mundësuar nëpërmjet kredisë nga Unicredit Bank Austria.
Që nga 7 korriku i këtij viti, Koronarografia në Qendrën Klinike Universitare ka qenë jashtë funksionit. Si pasojë e vjetërsisë, ky aparat shumë herë ka dalë jashtë funksionit.
E, mosfunksionimi i këtij aparati ka vështirësuar punën e stafit të kuaj Klinike. Për rrjedhojë është shtuar lista e pritjes për pacientët në nevojë.

Fillimi i punës 24-orëshe i kardiologjisë invazive është një nga premtimet e Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë, për t’i hapur rrugë funksionalizimit të kësaj klinike, ditë më parë është miratuar Ligji për kredi në mes Qeverisë dhe Uncredit Bankës së Austrisë për blerjen e pajisjeve për kardiologjinë invazive.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img