22.6 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Karantinimi i Mitrovicës së Veriut, reagon edhe OVL UÇK

Vendosja e komunave të Veriut në karantinë me urdhër të Serbisë, ka shqetësuar edhe veteranët e luftës së UÇK-së.

Kryetari i OVL- UÇK, Hysni Gucati përmes një statusi në Facebook ka bërë përgjegjëse qeverinë e vendit për situatën e krijuar atje.

Ai ka kërkuar që të veprojë ligji edhe në atë pjesë të vendit, teksa ka kërkuar kontroll të plotë të shtetit në të gjithë territorin e vendit.

“Situata e krijuar në Komunat në Veri të Mitrovicës është e pa pranueshme, si mund të lejohet që në territorin e Kosovës të veprohet nën urdhrin e Serbisë, veriu i Mitrovicës duhet të veprojë nën ligjin e njëjtë që vlen për të gjithë Kosovën.

Kjo është një neglizhencë e madhe e Qeveris dhe institucioneve tona, përballja me Pandeminë Covid 19 nuk mund të na bëj qe ti mbyllim sytë para një shkelje të tillë, institucionet tona duhet ta kenë nën kontroll Veriun e Mitrovicës sikurse gjithë territorin e Kosovës”, ka shkruar Gucati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img