23.6 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Jepet alarmi: Rusia ka përdorur armë kimike në Mariupol, u hodh me dronë

“Rusia ka përdorur armë kimike në qytetin e Mariupolit”, pretendon batalioni ushtarak ukrainas “Azov”.

Pretendimi i frikshëm po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale. Sipas deklaratave të bëra nga ushtarët e batalionit “Azov” të cilët kanë qenë të angazhuar në frontin e luftës në qytetin e Mariupolit, rusët kanë hedhur një substancë të paidentifikuar.

“Armë kimike janë përdorur kundër ushtarakëve dhe civilëve ukrainas në Mariupol kohët e fundit. Droni rus hodhi një substancë të panjohur që shkaktoi mbytje dhe sindromë vestibulo-ataktike”, thuhet në deklaratën e Batalionit Azov.

Ky pretendim nuk është provuar ende, por nëse do të verifikohej, do të përbënte një shkelje të rëndë të Protokollit të Gjenevës dhe një krim tjetër lufte, të ushtrisë ruse ndaj ukrainasve.

Rusia është akuzuar më herët se ka përdorur armë kimike gjatë luftës në Siri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img