20 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

“Jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin”, Blinken: Kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme me Shqipërinë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama u shpreh se SHBA dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të jashtëzakonshme mes tyre.

Ai listoi disa prej roleve të Shqipërisë në organizmat ndërkombëtarë, që sipas Blinken ka dëshmuar se Tirana mbetet një partner i besueshëm dhe kyç në interesat e përbashkëta mes dy popujve.

“Kryeministër Edi, ju falënderoj shumë që na keni mirëpritur këtu, por dhe për ngrohtësinë dhe për substancën dhe bisedën tonë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë. Kryeministri, i cili është partner i jashtëzakonshëm me SHBA. Ky partneritet mes dy vendeve tona është më i fortë seç ka qenë ndonjëherë dhe marrëdhënia për ne kritike për të adresuar disa çështje, që janë vendimtare për dy popujt tanë dhe kjo është një rrugë me dy kalime. Jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin, dhe si aleat kyç i NATO dhe një zë kyç në KS të OKB ne kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme me Shqipërinë. Shqipëria ka qenë mbështetëse e fortë e Ukrainës, ka qenë vendi i parë që ka dërguar ndihma ushtarake”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img