10.2 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

spot_img

“Duam europën në rajon”, Rama: Shqipëria ndjek politikën e dorës së shtrirë të miqësisë

Kryeministri Edi Rama në konferencën e zhvilluar për mediat me Blinken u shpreh se Shqipëria është e interesuar që rajoni të ecë përpara.

“Dua ta falënderoj Blinken edhe për një mbështetje që shihet dhe flitet pak, por është e rëndësishme dhe e dobishme për ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Ky proces varet nga çfarë bëjmë ne, por prej disa vitesh ne çmojnë interesimin e administratës amerikane dhe faktin që në takime të rëndësishme me aleatë, Blinken nuk e lë pa nënvizuar nevojën për ta shtyrë më tej këtë proces. Patjetër që kemi folur për rajonin dhe kemi ndarë shqetësimet. Shqipëria ka një politikë të dorës së shtrirë të miqësisë të të gjitha vendeve të rajonit. Jemi investuar që rajoni të shkojë përpara sepse është në interes të popullit tonë që bashkimin me europën ta shohë si pjesë të pandarë vlerash.”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img