22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

Janjic: Bisedimet Kosovë – Serbi vazhdojnë në fillim të majit

Gazeta serbe Danas, shkruan se vazhdimi i dialogut të Prishtinës me Beogradin në Bruksel pritet pas kthimit të Ramush Haradinajt në Kosovë gjegjësisht pas inaugurimit të kryetarit të ri të Serbisë, vlerësojnë burimet diplomatike të kyçur në dialog të Brukselit.

“Nuk pritet vazhdimi i dialogut derisa nuk përfundojnë zgjedhjet në Serbi dhe inaugurimi i presidentit të ri. Gjithashtu, pala kosovar pret kthimin e Haradinajt në Kosovë, gjë që do të mundësonte vazhdimin e dialogut të Brukselit. Duket se afatet e këtyre dy proceseve të ndryshme do të përputhen, ashtu që me siguri raundi i ri i liderëve do të mbahet pas disa muajve e jo pas disa javëve”, pohojnë burimet e Danas.

Në ndërkohë duhet të përfundojë draftimi i aktit të themelimit të asociacionit të komunave serbe. Mirëpo, problemi qëndron se Serbia nuk dëshiron themelimin e asociacionit në bazë të rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, derisa qeveria në Kosovë insiston në te. Pala kosovare insiston në obligimet e Serbisë, në mes tyre posaçërisht potencon në pavarësinë e sistemit energjetik të Kosovës. Nëse Kosova dhe Serbia bëjnë marrëveshje në lidhje me këto probleme të cekura, në tavolinë do të mund të gjenden edhe temat më të mëdha. Me të madhe po paralajmërohet nënshkrimi i marrëveshjes ndërshtetërore mbi normalizimin e marrëdhënieve, por tani për tani nuk dihet se kur do t’i vije radha kësaj.

Kuptohet, pala kosovare insiston në nënshkrim të kësaj marrëveshjeje sa më shpejt, derisa ajo e Serbisë kërkon që nënshkrimin në këtë kontratë të vë në fund të negociatave për hyrje në BE, me arsyetimin se ende nuk dihet se çfarë duhet të shkruan në atë dokument. Siç pretendojnë burimet e Danas’it, ajo kontratë do të ishte “më pak se njohja, por më shumë se normalizimi”.

Në ndërkohë, nga Prishtina vijnë paralajmërimet se qeveria do të nisë me krijimin e Forcave të armatosura të Kosovës, menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor në Serbi, sepse, siç pohojnë, kanë marrë sinjal të fortë  që të hyjnë në atë proces pasi që Serbia të ketë fituar kryetarin e ri. Pritet që ushtria kosovare do të krijohet deri në vjeshtë me pajtimin e pakicës serbe.

Analisti serb Dusan Janjic për Danas thotë se vazhdimin e negociatave pret në fund të prillit apo fillim të majit.

“Natyrisht na pret përfundimi i zgjedhjeve në Serbi. Brukseli me siguri pret fitore në raundin e parë, dhe do të organizojë bisedimet diku pas Pashkëve e para 9 majit. Vucic në Bruksel do të shkoj në rolin e dyfishtë, të kryeministrit dhe të kryetarit, derisa nga Kosova me siguri do të shkoj vetëm presidenti Hashim Thaçi, pretendon Janjic. /gazetametro.net

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img