22.6 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Intensifikohen bombardimet në Gaza

Sulmet ajrore izraelite vazhduan të godasin Rripin e Gazës edhe gjatë mbrëmjes së të shtunës.

Një kafene e njohur në Khan Younis u vu në shënjestër nga një sulm ajror izraelit.

Disa viktima u raportuan pasi një tjetër sulm ndodhi një restorant në një zonë të zhurmshme tregu, ndërsa njerëzit po blinin ushqime.

Gjatë 24 orëve të fundit, bombardimet janë intensifikuar, ku shumica e viktimave dhe të plagosurve të sjellë në spitale janë civilë, me një numër të konsiderueshëm prej tyre fëmijë dhe gra.

Situata humanitare sa vjen e përkeqësohet, raporton Aljazeera.

Gaza mori 20 kamionë ndihmash dje, por duhet të kujtojmë se para luftës së Izraelit në enklavë, Gazës i duheshin më shumë se 500 kamionë për të përmbushur nevojat e saj humanitare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img