Burim Ramaj i vrarë para pak orësh në fshatin Shaptej të komunës së Deçanit mësohet se kanë qenë anëtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Madje ai ka qenë edhe kryetar i Aleancës së të rinjve në këtë vend, që gjindet jo me larg se 700 metra nga kulla e liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj.
Siç ka raportuar Gazeta Express më parë motivi i vrasjes besohet të ketë qenë një zënkë e mëparshme ndërmjet familjes Ramaj dhe familjes Lushaj.
Deri tani siç ka bërë me dije policia e Kosovës një person është arrestuar si i dyshuar për vrasje dhe një tjetër është në arrati.
![](http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/14089340-10208719855448457-1128718476-n_1472161207-7000276.jpg)