19.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj, Kurtit: Uroj të kesh reflektuar mbi marrëzitë e tua politike

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për paraqitjen e tij në takimin e parë në dialogun Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj është shprehur se java e kaluar shënoi mjerimin politik të kësaj Qeverie, duke thënë se këtë “me cirkuset e tij diplomatike e manifestoi Albin Kurti”.

“Në vend të njohjes nga Serbia, në Vjenë ai kërkoi mos sulmimin nga ajo. Në vend se të zotohet për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit dhe forcimin ekonomik të vendit, mohoi ligjshmërinë e saj.”, ka shkruar ai.

Hoxhaj ka thënë se pret që Albin Kurti të sillet me përgjegjshmëri shtetërore dhe institucionale në takimin që do të mbahet në Paris.

“Meqë këtë javë Kosovën e pret një tjetër takim i rëndësishëm dhe i vështirë në Paris, uroj që Albin Kurti të ketë reflektuar mbi marrëzitë e tij politike të ditëve të fundit e mjerimin anarakist dhe të sillet me përgjegjshmëri shtetërore e institucionale.”, ka përfunduar Hoxhaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img