15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj-Kurtit: A po don me çdo kusht me e rreziku veriun, ndalu se don me na marrë në qafë!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Kryeministri, Albin Kurti, ti tregoj se për çfarë është duke u ngutur pasi që veprimet që po i ndërmerr gjithmonë po e nxjerrin Kosovën humbëse.

‘’Çka po të ngutet o Albin Kurti me krejt planet, punët e veprimet që po i bën, qoftë duke provuar zgjedhje fiktive në veri, qoftë duke emëruar ministra me urgjencë, qoftë duke kundërshtuar tabela… e gjithmonë duke u tërhequr si dje e si sot e duke e nxjerrë Kosovën humbëse’’, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Çka po të ngutet o Albin Kurti me krejt planet, punët e veprimet që po i bën, qoftë duke provuar zgjedhje fiktive në veri, qoftë duke emëruar ministra me urgjencë, qoftë duke kundërshtuar tabela… e gjithmonë duke u tërhequr si dje e si sot e duke e nxjerrë Kosovën humbëse!

Ku ia ke qitë hesapin, a po don me çdo kusht me e rreziku veriun, apo je i padijshëm e s’po ka kush me të mësu!

Ndalu se don me e marrë në qafë këtë vend e këtë popull!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img