18.6 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Glauk Konjufca mbërrin në Hagë, pritet t’i takojë edhe Thaçin e Veselin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka mbërritur në Hagë, ku do të takojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. 

Shefi i stafit të Konjufcës, Ilir Kerqeli ka publikuar një fotografi në Hagë.

Ndryshe, para nisjes në Hagë, Konjufca ka deklaruar se institucionet e vendit janë të brengosura me çka po ndodh atje, ndërsa ka shtuar se qëllimi i kësaj vizite është të tregojë se po i përcjellin më vëmendje këto procese.

Glauk Konjufca po bëhet zyrtari i parë i lartë i shtetit që do të takojë të gjithë ish-krerët e UÇK-së në qendrën e paraburgimit në Hagë, përfshirë dy figurat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img