12.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Gjuriq e Bozay flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ambasadori në largim i Turqisë në Beograd, Mehmet Kemal Bozay shfaqen shpresën se marrëveshja për telekomunikacionin do të kontribuojë në procesin konstruktiv dhe dinamik të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, transmeton Klan Kosova.
Gjuriq e ka informuar ambasadorin turke për gjendjen e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, me theks të veçantë për marrëveshjen e fundit mbi zbatimin e ujdisë  për telekomunikacionin.
Siç bëhet e ditur në një kumtesë të zyrës së Gjuriqit, ai e ka falënderuar diplomatin turk edhe për kontributin e  madh në forcimin e miqësisë midis Serbisë dhe Turqisë dhe shprehu shpresën se pasardhësi i tij do të vazhdojë të promovojë “lidhjet tradicionale të forta mes dy vendeve dhe popujve”, transmeton Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img