11 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

spot_img

Gjermanët po armatosen deri dhëmbë! Berlini blen avionët më të rrezikshëm në botë!

Bundeswehr-i gjerman do të marrë avionë të rinj luftarakë – 35 avionë të rinj luftarakë dhe 60 helikopterë. Bëhet fjalë për aeroplanët F-35 të kompanisë “Lokhid” me vlerë tetë miliardë euro dhe helikopterët transportues Ć-47 Kinuk nga Boeing me vlerë katër miliardë euro, shkruan gazeta “Bild”.

Përfaqësues kompetentë të Ministrisë së Mbrojtjes Gjermane vizituan së fundmi SHBA-në për të negociuar këto marrëveshje.

Megjithatë, duke qenë se parlamenti duhet të miratojë blerje më të mëdha ushtarake, nga 25 milionë euro e lart, marrëveshja mund të nënshkruhet vetëm kur deputetët ta pranojnë.

Kontrata për blerjen e avionëve F-35 duhet të nënshkruhet këtë vit, ndërsa kontrata për blerjen e helikopterëve në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Avionët F-35 do të zëvendësojnë avionët Tornado, të cilët Luftwaffe i ka përdorur që nga vitet 1970./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img