9.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me ‘kërcënim nga forcat ruse’

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, së fundmi tha se Polonia është e gatshme të presë armët bërthamore të NATO-s nëse i kërkohet për të forcuar krahun lindor të aleancës.

Ndryshe, Polonia historikisht ka qenë e ndjeshme ndaj luftërave evropiane dhe ka rritur në mënyrë dramatike buxhetin e saj të mbrojtjes si përgjigje ndaj agresionit rus.

Por, gatishmëria e polakëve për të pritur armë bërthamore, nuk u prit mirë nga rusët, shkruan skynews.

Madje, zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Alexeyevich Ryabkov, deklaroi se çdo kapacitet bërthamor i NATO-s i vendosur në Poloni do të jetë në shënjestër të forcave ruse.

Ky propozim nga NATO vjen pasi pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka kërcënuar sigurinë evropiane dhe ka ngritur shqetësimet e një konflikti më të gjerë.

Megjithëse sistemet moderne të shpërndarjes së armëve bërthamore nuk kanë nevojë të vendosen afër objektivave të synuara, vendosja e tyre dërgon një mesazh të fuqishëm politik.

Një të tillë e ka dërguar edhe presidenti rus, Vladimir Putin, me vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi në vitin 2023.

Fillimisht, kjo nismë ishte projektuar për të penguar Perëndimin nga rritja e mbështetjes për Ukrainën.

Megjithatë, sipas analistëve, Rusia e di se nëse Perëndimi angazhohet plotësisht në mbrojtjen e Ukrainës, ajo nuk do të jetë në gjendje të arrijë objektivat e saj strategjike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img