13.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

FSK publikon fotografitë e dy ushtarëve të FSK-së, gjatë ushtrimeve me ushtrinë e Amerikës

Forca e Sigurisë së Kosovës, ishte pjesë e garës me ftesën e Gardës Kombëtare të Iowa-s në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit që ka FSK-ja me Gardën e Iowa-s.

Pas katër ditë sfiduese ka përfunduar gara “Best Warrior Competition”, në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Pjesë e kësaj gare ishin dhe dy nënoficerët e FSK-së, rreshter Astrit Gashi dhe ushtar specialist Sokol Hoxha, të cilët treguan rezultate të larta në 16 disiplinat që ishin përzgjedhur të sfidoheshin pjesëmarrësit.

“Gara ishte mjaft sfiduese dhe përmbante 16 disiplina ushtarake të aspektit teorik dhe praktik që pjesëmarrësit u sfiduan si në: testim fizik, taktika luftarake lëvizja në formacione, vendosja e minave në zonë luftimi, operimi me mitroler M240 ,M249B, M2.0 CAL, SIGSAUER M17, lëshimi nga kulla e repelimit, ndihma e parë në fushëbetejë. gjuajtje stresuese me M17 dhe M4, marshim me pesha në distanca të gjata etj.”, njofton FSK.

Të gjitha këto sfida me sukses i kaluan nënoficerët e FSK-së, duke u radhitur ndër më të mirët e kësaj gare, Ushtari Specialist Sokol Hoxha është radhitur në vendin e tretë ndërsa Tetari Astrit Gashi në vendin e pestë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img