21.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

A ka frikë për tensione më 23 prill? Kurti beson se zgjedhjet në veri do të jenë të qeta dhe pa incidente

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kandidatët e kësaj partie që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, në veri të vendit.

Kurti u shpreh se beson se këto zgjedhje do të jenë të qeta e pa incidente.

“Ky proces zgjedhor do të kaloj ashtu siç duhet dhe i ka hije një procesi demokratik, qetë e pa incidente, me pjesëmarrje të lirë e të lartë të qytetarëve në komunat veriore.

Duke u dëshiruar fushatë zgjedhore të mbarë dhe të suksesshme, si Kryetar i Lëvizjes, ai i siguroi katër kandidatët e subjektit tonë për mbështetje të fuqishme nga organizata jonë për këto zgjedhje që do të mbahen të dielën e ardhshme me 23 prill”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet fillimisht ishin paraparë të mbaheshin dhjetorin e kaluar, por u anuluan për shkak se grupe qytetarësh atje, shkaktuan incidente gjatë fazës së përgatitjeve.

Vendimi për zgjedhjet e jashtëzakonshme është marrë pasi kryetarët e këtyre komunave, bashkë me serbë të tjerë, më 5 nëntor të vitit të kaluar dhanë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, nuk ka aplikuar që të marrë pjesë në këto zgjedhje. Në garë për kryetar të këtyre komunave janë 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilëve vetëm dy janë të komunitetit serb./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img