10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Filharmonia e Kosovës feston 100-vjetorin e Rexho Mulliqit

Orkestra e Filharmonisë do të sjellë interpretimin e veprave të dy kompozitorëve të jashtëzakonshëm: Jean Sibelius dhe Rexho Mulliqi. Me 10 nentor, me fillim nga ora 20:00, mbahet koncerti në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ky koncert mbahet në shenjë të festimit të 100-vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh shqiptar, Rexho Mulliqi.

Jean Sibelius: Pas performancës së jashtëzakonshme të Simfonisë së 1-rë nga Sibelius, tetorin e kaluar, Orkestra Filharmonike e Kosovës është gati të ju mahnisë përsëri me Simfoninë e 2-të të Sibeliusit. Nën udhëheqjen e dirigjentit të shkëlqyer amerikan, Gregory Charette, kjo performancë do të shënoj një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e orkestrës

Rexho Mulliqi: Koncerti do të hapet me tingujt mahnitës të Simfonisë Kosovare të kompozitorit tonë të veçantë, Rexho Mulliqi. Përgatituni të mahniteni nga melodia magjepsëse dhe bukuria ritmike e kësaj vepre, me paraqitjen e Andi Durakun në piano, duke treguar talentin që Kosova ka për të ofruar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img