22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Festojnë me armë, arrestohen tre persona në Prishtinë

Policia e Kosovës sot ka arrestuar tre persona në Prishtinë, për posedim të armëmbajtjes pa leje. Gazeta Express mëson se në rrugën “Isa Kastrati” në lagjen Mat, gjatë një dasme është shtënë me armë zjarri.
Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me të dyshuarin 42 vjeçar me iniciale M.K, i cili kishte martuar vëllain.
Por edhe pas bisedës me të, policia nuk ka arritur që të identifikojë se kush ka shtënë me armë. Mësohet se shtëpia është bastisur ku arma e përdorur nuk është gjetur por vetëm dy gëzhoja.
“Pas punës operative që ka bërë policia ka arritur të ngrej dyshime të arsyeshme se me armën ka shtënë M.K 29 vjeçar ndërkaq po ashtu ka dyshime që revole e tipit TT 7.62mm është në pronë të S.K, 40 vjeç”, thotë një burim.
Ndaj tre të dyshuarve është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh dhe rasti është proceduar si posedim dhe mbajtje në pronësi e paautorizuar e armës.
Në këtë periudhë kohore kur dasmat dhe ahengjet janë të shumta, policia vazhdimisht ka apeluar që qytetarët të shmangin festimin me armë zjarri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img