7.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

spot_img

Fadil Vokrri flet pas akuzave që iu bën nga Ardian Kozniku: Nuk ia kam mbyllur derën askujt

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të zyrtarizojë trajnerin e ri të premten me 2 mars.

Mirëpo para përzgjedhjes së trajnerit të ri ësht bërë një bujë e madhe, shkruan GazetaBlic

Ish futbollisti i mirënjohur Ardian Kozniku është i zhgënjyer që ka pritur me vite të tëra dhe në fund ka marrë përgjigjen negative nga njeriu i parë i FFK-së për postin e kryetrajnerit.

Kozniku theksoi për mediat vendore se Fadil Vokrri e ka lënë me vite të presë dhe në fund asgjë.

Sipas Koznikut, Vokrri e kishte njoftuar atë se nuk do të jetë trajner i Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen  Kroaci – Kosovë.

Pas dekaratave të Ardian Koznikut,‘GazetaBlic’ ka kontaktuar me Fadil Vokrrin, i cili tha se përderisa Kozniku nuk ishte i përzgjedhuri i tyre, atëherë nuk i bie që i ështe mbyllur dera.

“Unë nuk e kam refuzuar askënd dhe kjo temë po më duket shumë ‘bajat’. Ne kemi treguar se do të caktojmë trajnerin e Kosovës në 2-3 ditët e ardhshme”, tha fillimisht Vokrri për GazetaBlic

“Nëse nuk është i përzgjedhuri i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk mund të quhet se i është mbyllur dera”, përfundoi Vokrri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img