11.6 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Escobar arrin në Qeveri për takim me Kurtin

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, ka arritur në Qeveri për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Ndër temat që do të diskutohen mes tyre është çështja aktuale e dinarit dhe dialogu Kosovë-Serbi.

Ky takim mes tyre i paraprin disa vërejtje të ashpra nga Escobar për komunikimin diplomatik me kryeministrin Kurti.

Një ditë para se të vijë në Kosovë, të martën Escobar nga Brukseli ka pranuar se ka çarje në kominikim me Kurtin.

“Partneriteti në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është mes popullit amerikan dhe atij të Kosovës, nuk depërton përmes një njeriu në Kosovë, apo një partie. Mirëpo, më duhet të them që aktualisht kemi probleme në komunikim me kryeministrin”.

Madje, Escobar shtoi se jo vetëm SHBA-ja ka probleme në komunikim, por është problem që e ka Kosova edhe me BE-në, NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar dhe më shumë partnerë, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Emisari amerikan zbuloi arsyen e vizitës së tij në Kosovë kur u pyet se pse nuk po shkon në Maqedoninë e Veriut.

“Situata në Kosovë është e tmerrshme, prandaj më duhet ta vizitoj Kosovën”.

Këtu ai iu referua edhe situatës me dinarin, vendimin për të cilin e cilësoi “katastrofik” dhe “jokompetent”.

Escobar ka përsëritur që Shtetet e Bashkuara nuk e kundërshtojnë legjitimitetin e vendimit, mirëpo kanë probleme me mënyrën e zbatimit dhe për ndikimin që ka te komuniteti serb.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img