11.2 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Drita fiton dhe i afrohet kreut, Prishtina e deklason Dukagjinin

Drita e ka shfrytëzuar për mrekulli një mundësi të artë e cila i erdhi dje.

Humbjet e Ballkanit dhe Llapit ia hapën rrugën ekipit gjilanas që t’i afrohet kreut të tabelës.

Dhe, “Intelektualët” e mposhtën Feronikelin ’74 sot me rezultat minimal, 1:0 në udhëtim, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të të Superligës së futbollit.

Golin e fitores për Bardhekaltrit e shënoi Ovouka në minutat e fundit të takimit.

Falë këtij triumfi, ekipi i Zekirija Ramadanit iu afrua Ballkanit në vetëm dy pikë dhe Llapit në një pikë, në një garë që po bëhet gjithnjë e më e nxehtë për titullin kampion.

Ndërkohë, Prishtina e deklaroi Dukagjinin, të cilin e mposhti me rezultat të thellë, 5:0, në ndeshjen e zhvilluar në Lipjan.

Nga dy gola për Bardhekaltrit i realizuan Mërgim Pefqeli e Genc Hamiti, kurse një e shtoi Ardian Limani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img