14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Edi Rama: Për dy-tre muaj do të nisë punën shoqëria aksionare për prodhimin e automjeteve

Duket një ambicje që e kalon imagjinatën për Shqipërinë, por kryeministri Edi Rama thotë se ky ka qenë qëllimi i ministrisë së re që krijoi në drejtimin e Blendi Gonxhes.

Sot nga Lezha ai tha se se qeveria do të krijojë një shoqëri aksionare për prodhim automjetesh për nevojat e shtetit dhe pse jo për eksport.

“Transporti i mësuesve dhe fëmijëve jemi në finalizim dhe besoj do ta dëgjoni në dy tre muajt në vijim për rikrijimin e një Shoqërie aksionare për prodhimin e automjeteve për nevojat e shtetit dhe natyrisht edhe për eksport. Është një projekt shumë i bukur që do të na japë mundësinë të plotësojmë nevojat e MSH-së, MB dhe transportin e mësuesve. Duke u bazuar tek një vajzë shqiptare e cila krijon autoambulancat”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img