Bashkëshortja e aktorit të famshëm turk Kenan Imirzalioglu, Sinem Kobal, festoi dje (e diel) 29 vjetorin e lindjes së saj.
Këtë ditëlindje aktorja dhe modelja e njohur turke e ka pritur mes miqve të saj më të afërt dhe partnerit të saj.
Por, më shumë se festa dhe detajet e asaj mbrëmje, vëmendje të veçantë ka marrë dhurata që Kenan i ka bërë bashkëshortes së tij, shkruan Syri.net.
![](http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/screenshot-6-22_1471251057-9835821.png)
Aktorja ka treguar gjithmonë se është shumë e lidhur pas kafshëve shtëpiake, dhe për këtë arsye ylli 38 vjeçar i ka dhuruar asaj një qenush i cili mësohet se ka kushtuar tre mijë euro.
Gjithashtu 29 vjeçarja anëtarin e ri të familjes së saj e ka prezantuar edhe me fansat në rrjetet sociale.