12.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Dorëhiqet kreu i BBC, hetimet zbulojnë konfliktin e interesit në emërimin e tij

Drejtori i përgjithshëm i BBC, Richard Sharp ka njoftuar të premten dorëheqjen nga posti, pasi një hetim i autoriteteve zbuloi lidhjen e tij me një hua financiare të dhënë ish-kryeministrit Boris Johnson.

Në një njoftim të shpërndarë nga vetë BBC thuhet se dhënia e parave përbën konflikt interesi në emërimin e Sharp, që u bë në vitin 2022 dhe u mbështet nga Johnson.

“Mendoj se nëse do të qëndroja më tej, kjo çështje do të shkaktonte shpërqendrimin tim nga aktivitetet e BBC”, ka deklaruar Sharp, ish-bankier dhe ish-financier i konservatorëve, si dhe mik personal i Boris Johnson.

Nga hetimet ka rezultuar se Sharp ka ndërmjetësuar dhënien e borxhit ndaj ish-kryeministrit, pak kohë përpara se ky i fundit ta caktonte në krye të rrjetit informativ britanik, lëvizje kjo që përbën konflikt të hapur interesi.

Borxhi prej 800 mijë stërlinash i duhej Johnson për të shlyer disa borxhe të tjera familjare. Sharp e vuri atë në kontakt me një mikun e tij të vjetër, biznesmenin kanadez Sam Blyth, njëkohësisht një kushëri i largët i Johnson.

Duke pranuar shkeljen, Sharp ka deklaruar se me vendimin për t’u tërhequr ka vënë në vend të parë interesat e BBC.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img