19.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Dhunohet seksualisht një 21-vjeçare në Prishtinë,babai i vajzës njofton Policinë

Ngacmimet, sulmet dhe dhuna seksuale ndaj vajzave dhe grave në Kosovë është shndërruar në fenomen shqetësues, pasi që pothuajse çdo ditë raportohen raste të tilla.

Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur së fundi në rrugën ‘Ukshin Kovaçica’ në Prishtinë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është raportuar pas një denoncimi për një konflikt familjar.

Babai i viktimës ka denoncuar rastin, ku ka deklaruar se vajza e tij 21-vjeçare është keqtrajtuar seksualisht nga i dyshuari L.S., 46-vjeçar.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin, si dhe në kuadër të veprimeve hetimore, është marrë edhe dëshmia e viktimës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunim’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img