19.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Deri më 2025 nuk do të këtë më Lamborghini Revuelto, arsyeja: Janë shitur të gjithë

Lamborghini Revuelto po rezulton të jetë shumë i popullarizuar në mesin e blerësve të super-makinave, aq sa janë shitur të gjitha, sa nuk do të ketë më deri në fund të vitit 2025.

Në lansimin e modelit të tij të parë hibrid plug-in, ekzistonte gjithmonë mundësia e largët që blerësit të humbnin interesimin e tyre nga zëvendësimi i Lamborghinit me Aventador, por qartësisht, nuk ka qenë kështu.

Në të vërtetë, shefi ekzekutiv i Lamborghinit, Stephan Winkelmann, konfirmoi se modeli është shitur për të paktën 18 muajt e ardhshëm.

Kjo nuk është hera e parë që Winkelmann komenton për pritjen e fortë ndaj super-makinës hibride.

Në muajin prill, ai tha se Revuelto ka potencialin për t’ia kaluar nga shitjet modelit Aventador, nga të cilat 11,456 njësi u shitën gjatë prodhimit të tij 11-vjeçar.

Vetura po rezulton të jetë veçanërisht e popullarizuar në mesin e blerësve të pasur në SHBA.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img