13.8 C
Pristina
Saturday, November 9, 2024

Buy now

spot_img

Dallaveret me kamata

N.S., qytetare nga Prishtina, i janë dashur gjashtë vite t’i marrë paratë si dëmshpërblim nga aksidenti që pësoj me veturë në vitin 2011. Me gjithë vendimin final të gjykatës dhe për me tepër, kur lënda kishte shkuar edhe në ekzekutim, kompania e sigurimit kishte vonuar pagesën për muaj të tërë.
Por kjo nuk ishte e tëra. Krahas vonesave dhe malltretimeve në realizimin e të drejtës se saj, N.S, më vone kishte kuptuar se asaj i ishte bërë e padrejtë edhe nga gjykata në rastin e aplikimit të kamatës ndaj kompanisë për vonesë në realizimin e pagesës, shkruan Gazeta Fjala.
Në rastin e saj gjyqtari kishte aplikuar kamat prej 3.5 për qind. Ndërkohë, Ligji për Marrëdhëniet e Detyrimeve në Kosovë e specifikon qartë se në rastet kur palët nuk i kryejnë obligimet me kohë, atëherë aplikohet kamata prej tetë për qind.
“Vetëm me vonë e kemi kuptuar se na është bërë e padrejtë me rastin e aplikimit të kamatës”, rrëfen N.S. për Gazetën Fjala maltretimet dhe mashtrimet që iu bënë.
Raste si këto në Kosovë, kur qytetarët janë mashtruar nga kompanitë dhe gjyqtarët ka më bollëk. Ekspertët dhe njohësit e fushës thonë se posaçërisht institucionet publike e kanë shfrytëzuar këtë amulli këto vite duke i mashtruar qytetarët.
“Bashkëpunimi” i institucioneve në dallavere
Këtë gjendje e konstaton edhe raporti “Pagesat e Vonuara dhe Përmbarimi i Kërkesave”.
Sipas Ardi Shita, jurist i cili ka punuar në këtë hulumtim, pagesat e vonuara janë çështje aktuale pothuajse që 17 vite. Si pasojë, janë diku 200 mijë lëndë konteste ekonomike të patrajtuara nëpër gjykata me një vlerë monetare prej 200 milionë euro.
“Gjykatat shumë shpesh kanë anuluar dispozita kontraktuale që kanë përcaktuar kamat vonesën, për shkak se kanë qenë të dizajnuara si kamat ndëshkuese dhe si të tilla gjykatat i kanë shpallur të pa pranueshme”, ka thënë Shita për Gazetën Fjala.
Madje, në raste të caktuara ai thotë se gjyqtarët, në mungesë të njohurive, kamatën prej tetë për qind që është me ligj, e kanë trajtuar si fajde, duke e vendosur lartësinë e saj sipas qejfit të tyre.
E gjithë kjo ka shkuar në favor të kompanive dhe institucioneve duke i dëmtuar qytetarët.
Me Ligjin e ri kamat-vonesa arrin 18 për qind
Sa i përket kamat-vonesës, problem në Kosovë sipas Shitës është Ligji për marrëdhëniet detyrimore, i cili nuk e specifikon saktë kamat-vonesën.
Por tashmë kjo çështje është rregulluar me hyrjen në fuqi të Ligji për kamat-vonesën.
Ai tregon se Ligji i ri thotë se “kamat-vonesa është 8 për qind, shto këtu edhe kamatën referencë”, shkruan Gazeta Fjala. Ajo që është e rëndësishme rreth këtij ligji është se aplikohet si ndaj sektorit publik dhe atij privat.
Në bazë të këtij ligji, pala e dëmtuar ka mundësi që ta faturoj kamat-vonesën dhe e drejta e tij pastaj realizohet menjëherë përmes përmbaruesit privat.
“Kur kombinohen të dyja i bie që kamata vjetore për vonesa në pagesë ka me qenë prej 15 deri në 18 për qind”, ka thënë ai, duke shtuar se me hyrjen në fuqi të këtij Ligji do të rregullohet në tërësi çështja e vonesave në pagesa, pasi kamata e lartë do t’i dekurajonte palët që të bëjnë vonesa të paarsyeshme.
Sipas tij, në rregullimin e çështjes se pagesave, se fundi ka ndikuar mjaft edhe hyrja në fuqi e Ligjit për përmbaruesit privat. Ndonëse janë vetëm dhjetëra përmbarues privat në tërë territorin e Kosovës, ata kanë arritur që për një vit t’i ekzekutojnë pagesa në vlerë prej 45 milionë euro. /Gazeta Fjala/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img