11.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Dafina Zeqiri publikon bashkëpunimin me Cricket “Harroj”

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka publikuar një projekt të ri muzikor në bashkëpunimi me producentin, Cricket.

Dyshja e njohur për disa hite të realizuara së bashku, këtë herë kanë punuar për një projekt që mban titullin “Harroj”.

Kënga erdhi e shoqëruar edhe me një videoklip të realizuar nga “Smart motion” në të cilin Dafina dukej e veçantë dhe tejet atraktive.

Teksti I këngës u shkrua nga reperi Elinel dhe Dafina, muzika nga Cricket teksa masterizimi nga Lorenc Aliaj.

Kjo kënga e re vjen pas asaj “Unë jom ajo x Caviar” dhe gjithashtu do të jetë pjesë e albumit më të ri të artistes.

Projekti tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube dhe ashtu si çdo projekti i Dafinës padyshim edhe ky do të mirëpritet nga ana e fansave të saj të shumtë.

Ndryshe, këtë kohë artistja krahas karrierës ka qenë në fokus edhe për komentet rreth jetës së saj private.

Prej ditësh kanë qarkulluar zëra që Dafina dhe partneri i saj DJ Geek me të cilin bashkëpunon edhe në anën profesionale, i kanë dhënë fund lidhje.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img