13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Acari mbetet në Kosovë edhe sonte

Masat ajrore me origjinë polare kanë përfshirë rajonin dhe do të qëndrojnë edhe për një ose dy ditët e ardhshme.

Megjithatë temperaturat maksimale do të fillojnë të rriten, por njëkohësisht ato minimale do të ulen edhe më shumë ngase pritet të ketë kthjellim të pjesshëm të motit.

Ato rajone ku dy netët e ardhshme do të ketë kthjellime rrezikohen nga acari nga -2 deri në -5 ose -6 gradë Celsius, ndërsa ato rajone ku vranësirat do të mbesin prezente gjatë natës ngricat do të jenë të buta.

Sidoqoftë, nata e sontme do të jetë kryesisht i vranët e acar më i butë. Rreziku më i madh për disa lloje të pemëve me vegjetacion të hershëm do të jetë dy netët e ardhshme, ngase siç e theksuam më herët do të ketë kthjellime në shumë rajone.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img