0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Cavusoglu: NATO e padrejtë, BE po e turpëron Turqinë

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka kritikuar partnerët e NATO-s se po refuzojnë që të ndajnë informacione dhe t’i shes pajisje shtetit të tij ndërsa Bashkimin Evropian e ka akuzuar se po e “turpëron” Turqinë.
Në një intervistë të pubikuar sot në gazetën gjermane, Bild Cavusoglu thotë se “ne duhet… të bashkëpunojmë me partnerët tjerë sa i përket blerjes dhe shitjes së sistemeve të armatimit.”
Ai ka nënvizuar megjithatë se Turqia mbetët “një nga përkrahësit më të mëdhenj të NATO-s”, ndërsa ka thënë se spekulimet që Ankaraja mund ta lë aleancën po qarkullojnë nga “qarqe anti turke, jo nga ne”.
Cavusoglu gjithashtu ka thënë se BE po e “turpëron” Turqinë duke mos ia dhënë liberalizimin e vizave Turqisë për rolin e saj në parandalimin e krizës së migrantëve.
Ai ka thënë se Turqia ka bërë përpjekje të mëdha që të “përmbushë kushtet e afrimit me BE-në” gjatë viteve të fundit, por ndërkohë ka pranuar “vetëm kërcënime, ofendime dhe bllokim total”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img