12.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Butrint Imeri dhe Don Xhoni publikojnë video duke bërë muzikë rapsodike në odë burrash

Këngëtari Butrint Imeri dhe reperi Don Xhon, janë dy prej emrave më të pëlqyer të estradës shqiptare.

Ata duket se ruajnë një miqësi të mirë me njëri-tjetrin, e cila ka reflektuar edhe me bashkëpunimin e tyre shumë të suksesshëm, “Corazon”.

Së fundmi, dy këngëtarët kanë kaluar një natë së bashku me një grup miqsh në një odë burrash, ku kanë shijuar muzikë rapsodike.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, dyshja mund të shihen duke kënduar plot ngazëllim këngët e njohura patriotike si “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës dhe Mardhin e UÇK-së të Arif Vladid.

Bashkë me ta është një orkestër rapsodike e cila i shoqëron ata me çifteli, teksa këndojnë bashkarisht.

Si Butrinti, ashtu edhe Don Xhoni nuk nguruan që t’i ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetin social Instagram këto momente kënaqësie të kaluara së bashku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img