13.6 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Buy now

spot_img

Buci pranon se do të krijonte një lidhje për lojë, ani pse është i fejuar: Do të bëja gjithçka për të fituar çmimin e madh

Një moment i papritur ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” kur banori Ylli Dërvishi, i njohur ndryshe si Buci, është përballur me një pyetje direkt nga publiku.

Duke u ndjerë i sigurt në qëndrimet e tij dhe me sytë të fiksuar në çmimin final, Buci ka bërë një deklaratë që ka tronditur shtëpinë, duke thënë se është i hapur për krijimin e një lidhjeje brenda shtëpisë, edhe pse dihet që është i fejuar jashtë saj.

“Unë kam ardhur këtu për të fituar çmimin dhe do të bëj gjithçka për ta fituar çmimin”, tha Buci, duke lënë të befasuar shumë prej banorëve gjatë darkës së shkruar nga “Izi’s Apartment 197”.

Ky rrëfim ka ngritur pyetje mbi marrëdhëniet e tij aktuale jashtë spektaklit dhe si ky qëndrim mund të ndikojë në imazhin e tij të jashtëm.

Banori i BBVK ka treguar se është i gatshëm të shkojë deri në fund për të arritur qëllimin e tij, duke lënë të kuptohet se loja për të nuk ka kufij dhe se çdo veprim është i lejueshëm në ndjekje të fitores.

Ndërsa bisedat dhe spekulimet vazhdojnë, sytë janë kthyer kah Buci për të parë se si do të zhvillohet më tej kjo lojë e guximshme. A do të ndjekë Buci planin e tij deri në fund, dhe a do të ketë ndikim ky vendim në raportet e tij brenda dhe jashtë shtëpisë?

Përndryshe, këtë javë në nominim janë të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova dhe të premten do të eliminohet ai që do të ketë më pak vota nga të gjithë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img