12.3 C
Pristina
Thursday, October 10, 2024

Buy now

spot_img

BIK: Sulmi ndaj xhamisë, nxit urrejtje dhe dhunë

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka reaguar ndaj sulmit që iu bë mbrëmë objektit të xhamisë në fshatin Velekincë të Gjilanit, nga një shtetas i Kosovës, i etnicitetit serb.
BIK përmes një komunikate, ka dënuar këtë akt, duke e quajtur të papranueshëm e që nxit urrejtje.
Lexoni komunikatën e plotë:
Atakimi i objekteve fetare, pavarësisht motiveve është akt i papranueshëm dhe si i tillë edhe i dënueshëm.
Rastet e tilla nxisin urrejtje,  mos durim e dhunë aq më tepër kur janë përdhosur e atakuar simbolet fetare dhe ato kombëtare nga një individ i një nacionaliteti e një feje tjetër.
Kërkojmë nga të gjithë që rastin në fjalë ta trajtojnë me përgjegjësinë e duhur, pa e heshtur por edhe pa e ekzagjeruar.
Kërkojmë nga organet kompetente të marrin masat e duhura për sigurinë e objekteve fetare që mos të bien pre e individëve që kanë qëllim të errëta.

Nga ana jonë mbetemi të përkushtuar për kultivimin e tolerancës, mirëkuptimit e mirëbesimit në vendin tonë. /PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img