8.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Biblioteka Kombëtare, në mesin e 9 mrekullive moderne që ruhet nga “Getty Fondation” (Foto)

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, shumë shpesh përmendet edhe si shembulli i arkitekturës moderne në Prishtinë dhe Kosovë në përgjithësi.
Ky objekt deri më tani është përdorur edhe si simbol i Prishtinës, ku ka zgjuar kureshtje edhe të atyre pak vizitorëve që arrijnë në kryeqytet.
Për veçorinë që ka, ai është përmendur edhe në disa revista prestigjioze botërore të arkitekturës.
Por, si çdo objekt tjetër, edhe ky përballet me dëmtimet që i shkaktohen nga plakja, dhe për këtë arsye është zgjedhur njëri nga 9 objektet moderne më të bukura nga e gjithë bota, për t’u restauruar, transmeton lajmi.net.
Në një shkrim të protalit amerikan të arkitekturës “Curbed” thuhet se si 9 objekte moderne të botës do të mbrohen nga një fondacion.
“Shumë objekte shembuj të arkitekturës moderne, me kalimin e kohës po i ekspozohen erozionit, dëmtimeve nga ambienti, duke u vënë në rrezik. Por, duke i falënderuar fondacionin “Getty Fondation”, i cili i ka futur ato në prioritetet e tyre kulturore dhe artistike, shumica prej veprave më të mira të shekullit 20 do t’i nënshtrohen renovimeve”, thuhet në këtë shkrim, transmeton lajmi.net.
Publikimi i lajmit për këtë projekt është bërë këtë javë, përmes të cilit këto objekte do të përfitojnë grante për t’u mbrojtur, restauruar dhe mbrojtur./lajmi.net

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img