23.3 C
Pristina
Thursday, July 25, 2024

Buy now

spot_img

Berlini planifikon tërheqjen e trupave ushtarake nga Turqia

Ushtria gjermane po përgatitet për tërheqjen e trupave të saj dhe pajisjeve ushtarake nga baza ajrore Inçirlik në jug-lindje të Turqisë, raportoi sot gazeta “Der Spiegel”.
Gjermania ka dërguar 250 ushtarë, avionë Tornado dhe aeroplanë cisternë në këtë bazë, vitin e kaluar, në mbështetje të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundër grupit ekstremist ISIS, por një prishje diplomatike mes Berlinit dhe Ankarasë ka bërë që Turqia të bllokojë vizitat e  ligjvënësve  gjermanë në bazë.
Si rezultat, Bundeswehri  po merr në konsideratë Jordaninë dhe Qipron si baza alternative për trupat e saj, shkruan “Der Spiegel” duke cituar burime të ushtrisë.  Ky veprim do të detyrojë misionin e Bundeswehr-it në Irak dhe Siri që të ndërpritet për një periudhë prej dy muajsh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img